Metroja e Shangait ka prezantuar shërbimin për ruajtjen e bagazheve për të gjithë ata që duan të vizitojnë qytetin, duke ofruar një zgjidhje perfekte, shkruan “Xinhua”.
Foto:VCG
Kompania njoftoi se duke filluar nga 27 korriku do të nisë funksionimin provë të shërbimit. Programi pilot është vendosur në 12 nga stacionet e tij pranë qendrave kryesore të transportit, zonave tregtare të populluara dhe destinacioneve turistike, si Stacioni Hekurudhor i Shangait, Sheshi i Popullit, Kopshti Yu dhe Lujiazui.
Rreth 332 dollapë, të cilët përfshijnë tre madhësi të ndryshme, do të jenë të disponueshme për të akomoduar lloje të ndryshme bagazhesh, nga çanta shpine të vogla deri te ato më të mëdhatë.
Pas kalimit të kontrolleve të sigurisë dhe hyrjes në stacion, pasagjerët mund të hyjnë në shërbim nëpërmjet aplikacioneve “WeChat” ose “Alipay”, duke skanuar një kod QR në një pikë ruajtjeje.
Foto:VCG
Gjatë periudhës së provës së funksionimit, e cila zgjat deri në fund të gushtit, shërbimi do të jetë pa pagesë deri në tetë orë ruajtje për përdorim.
Duke filluar nga shtatori, do të miratohet një çmim me nivele, duke filluar nga 2 juanë (rreth 28 cent amerikan) në 4 juanë ose 5 juanë në orë në varësi të madhësisë së dollapit, me një limit ditor respektivisht prej 12 juanë, 24 juanë dhe 30 juanë.
Programi është një dëshmi e përkushtimit të qytetit për të përmirësuar përvojën e udhëtarëve, duke e bërë udhëtimin jo vetëm më të përshtatshëm, por edhe më të këndshëm për të gjithë, sipas kompanisë. (Irma)