Kina ndan fonde për restaurimin e rrugëve në rajonet e goditura nga përmbytjet
2024-07-27 13:56:05
Foto:VCG
Kina ka ndarë 66 milionë juanë (rreth 9.26 milionë dollarë amerikanë) fonde për të mbështetur restaurimin urgjent të rrugëve të dëmtuara nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat dhe fatkeqësitë gjeologjike, njoftoi të premten Ministria e Financave, citon “Xinhua”.
Fondet do të përdoren për të rivendosur rrugët që janë dëmtuar nga përmbytjet dhe fatkeqësitë gjeologjike në gjashtë rajone provinciale, duke përfshirë Shaanxi, Sichuan, Henan, Shandong, Chongqing dhe Jiangsu.
Nga këto fonde do të garantohet gjithashtu siguria e infrastrukturës rrugore gjatë sezonit të përmbytjeve. (Irma)
Lajmet Kryesore