CFP
Anija e dytë e madhe e lundrimit e Kinës pritet të dorëzohet deri në fund të vitit 2026 dhe të fillojë udhëtimet ndërkombëtare nga Guangzhou në vitin 2027, njoftoi kompania “Adora Cruises Limited”, shkruan “Xinhua”.
Anija do të operojë jashtë portit të saj të origjinës Guangzhou dhe do t'i shërbejë tregut të Kinës jugore.
Me një kapacitet prej mbi 3000 pasagjerësh, “Adora Magic City”, anija e parë e madhe e lundrimit e ndërtuar në vend, në pronësi të kompanisë, përfundoi udhëtimin e parë tregtar në janar, duke udhëtuar 1119 milje detare gjatë shtatë ditëve dhe gjashtë netëve.
CFP
E pajisur me 2144 dhoma, anija e dytë do të ketë hapësirë më të madhe dhe ambiente argëtimi më të avancuara.
Anija e re do të kujdeset për kërkesën në rritje për udhëtime cilësore lundrimi në pjesët jugore të vendit, tha Yang Guobing, president i “Adora Cruises Limited”. (Irma)
CFP