Xi Jinping-u i dërgon mesazh urimi Forumit të 6-të të Biznesit Energjetik Kinë-Rusi
2024-07-24 11:37:08

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh urimi Forumit të 6-të të Biznesit Energjetik Kinë-Rusi.

Xi tha se ky vit shënon 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Rusi. Me përpjekjet e përbashkëta të të dy palëve, partneriteti gjithëpërfshirës strategjik i bashkërendimit për epokën e re Kinë-Rusi ka ecur përpara plot gjallëri. Bashkëpunimi dypalësh në energjetikë është bërë gjithnjë e më i pjekur, i qëndrueshëm dhe elastik, duke sjellë përfitime të prekshme për të dy popujt.

Në pikënisjen e re historike, Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të vazhduar nxitjen e bashkëpunimit energjetik me përfitime të ndërsjella dhe për të mbrojtur qëndrueshmërinë e zinxhirit industrial e të furnizimit të energjisë, duke dhënë kontribut që industria globale e energjisë të jetë më e fortë, më e gjelbër dhe më e shëndetshme, tha ai.

Edhe presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një mesazh urimi forumit të martën. (Çang Çuo)