Kina forcon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në mes të sezonit të përmbytjeve
2024-07-24 15:08:38

CFP

CFP

Autoritetet kineze janë zotuar të forcojnë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga fatkeqësitë e shkaktuara nga përmbytjet dhe të rrisin zbutjen e fatkeqësive dhe punën e ndihmës.

Sipas një qarkoreje zyrtare, do të forcohet parandalimi dhe mbrojtja nga fatkeqësitë e relikteve të paluajtshme kulturore dhe qyteteve, blloqeve dhe fshatrave historike dhe kulturore të identifikuara si trashëgimi kulturore, njoftoi Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, cituar nga “Xinhua”.

Qarkorja kërkon përpjekje për të inspektuar rreziqet e mundshme të sigurisë që paraqesin reliket kulturore, duke përfshirë ndërtesat antike, rrënojat, varret dhe shpellat, si dhe kopshtet dhe fshatrat.

Puna efektive e shpëtimit dhe ndihmës duhet të bëhet në kohën e duhur për të reduktuar në minimum dëmin e shkaktuar nga fatkeqësitë e përmbytjeve, thuhet në qarkore, duke bërë thirrje për punë rinovimi të objekteve për të përmirësuar kapacitetet rezistente ndaj fatkeqësive të trashëgimisë kulturore.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të shumta në disa zona në Kinë që nga fillimi i sezonit të përmbytjeve të këtij viti, duke shkaktuar përmbytje, viktima dhe humbje të rënda. (Irma)