Epërsi e ngushtë e Trump ndaj Harris pas dorëheqjes së Biden
2024-07-23 15:45:50
Harris-Trump (Foto Rtsh)
Një sondazh i “CNN” tregon një epërsi të ngushtë të Donald Trumpit ndaj Kamala Harris, pas tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale për zgjedhjet e nëntorit, shkruan “RTSH”.
Rezultatet tregojnë se Trump kryeson me 48%, ndërsa Harris pason me 47%.
Rezultatet e këtij sondazhi dolën nga mesatarja e gjashtë sondazheve të fundit të kryera pas debatit zhgënjyes të presidentit amerikan Biden me Trump.
Që nga atentati ndaj kandidatit republikan është bërë vetëm një sondazh. (Fatosi)
Lajmet Kryesore