
Cigare elektronike (Foto Mantecabulletin)
Presidenti rumun, Klaus Iohannis, nënshkroi ligjin që forcojnë kufizimet e reklamimit për cigaret elektronike, duke përfshirë pajisjet “vape” dhe produktet me ngrohje të duhanit.
Legjislacioni i ri zgjeroi ndalimet ekzistuese për reklamimin e produkteve të duhanit, shkruan “Xinhua”.
Ligji i përditësuar përfshin cigaret elektronike, pajisjet “vape”, pajisjet e duhanit me ngrohje, produktet e destinuara për thithje pa djegie nga zëvendësuesit e duhanit dhe qeset e nikotinës për përdorim oral.
Reklamimi i qartë për këto produkte tani është i ndaluar në transmetimet e radios dhe televizionit dhe në biletat e transportit publik.
Po ashtu, legjislacioni ndalon reklamimin e këtyre produkteve brenda institucioneve arsimore dhe shëndetësore, ose brenda 200 metrave nga hyrjet e tyre.
Ai gjithashtu kufizon reklamat në botime që synojnë kryesisht të miturit dhe në kinema para, gjatë dhe pas shfaqjeve të destinuara për fëmijë. (Irma)
