Në vitin 2100 bota pritet të ketë mbi 10 miliardë banorë
2024-07-20 10:57:11

Popullsi (Foto ATSH)

Popullsi (Foto ATSH)

Popullsia e botës pritet të arrijë kulmin brenda 60 viteve, duke u rritur nga 8.2 miliardë banorë aktualë në gati 10.3 miliardë në vitet 2080-2100.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat përshkruajnë një kulm në popullsinë botërore që do të jetë më i ulët dhe që do të arrijë më herët se parashikimet e mëparshme, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Kjo ndodh sepse peizazhi demografik ka evoluar ndjeshëm vitet e fundit”,- deklaroi Li Junhua, zv.sekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale. (Elona)