Foto nga VCG
Gati dy të tretat e demokratëve thonë se presidenti Joe Biden duhet të tërhiqet nga gara presidenciale dhe të lejojë partinë e tij të emërojë një kandidat tjetër, sipas një sondazhi të ri.
Sondazhi i ri nga Qendra AP-NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike, zbuloi gjithashtu se vetëm rreth 3 në 10 demokratë janë jashtëzakonisht ose shumë të sigurt se ai ka aftësinë mendore që të shërbejë efektivisht si president, përcjell “RTSH”.
Gjetjet nënvizojnë sfidat me të cilat përballet presidenti 81-vjeçar, ndërsa ai përpiqet të mbysë thirrjet nga brenda partisë së tij për të lënë garën. Biden po përpiqet të bindë demokratët se ai është kandidati më i mirë për të mposhtur Donald Trump. Sondazhi u krye kryesisht përpara atentatit të së shtunës ndaj Trump-it në një tubim të fushatës në Pensilvani. Është e paqartë nëse të shtënat ndikuan në pikëpamjet e njerëzve për Biden. (Irma)