Kompania kineze “FAW” prodhoi automjetin e 9 miliontë
2024-07-17 15:25:30

Foto nga CFP

Foto nga CFP

“FAW Jiefang”, një degë kamionësh e prodhuesit kryesor kinez të automobilave “FAW Group”, nxori nga linja e prodhimit automjetin e saj të 9 miliontë të martën, duke e çuar prodhimin total të automjeteve të grupit në 60 milionë, shkraun “Xinhua”.

“FAW Jiefang” prodhoi 143.300 kamionë në gjysmën e parë të këtij viti, rreth 4.11 për qind më shumë në baza vjetore. Shitjet u rritën me 15.4 për qind në 151.800 gjatë së njëjtës periudhë.

“E përkushtuar për të forcuar teknologjitë e saj kryesore, “FAW Jiefang” do të vazhdojë të përmirësojë inovacionin dhe shërbimet e saj”,- tha presidenti i kompanisë, Qiu Xiandong.

E themeluar në vitin 1953, me seli në provincën Jilin të Kinës verilindore, grupi shtetëror “FAW” njihet si themeli i industrisë së automobilave të Kinës. Kamioni i parë “Jiefang” doli nga linja e montimit në vitin 1956. (Irma)