Foto nga CFP
Të ardhurat e disponueshme për frymë të Kinës qëndruan në 20.733 juanë (rreth 2907 dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të vitit, 5,4 për qind më shumë në baza vjetore në terma nominalë, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave, njofton “Xinhua”.
Të ardhurat e disponueshme për frymë në zonat urbane arritën në 27.561 juanë, me një rritje prej 4.6 për qind, ndërsa të ardhurat për frymë në zonat rurale ishin 11.272 juanë, me një rritje prej 6.8 për qind.
Të ardhurat për frymë nga pagat, të ardhurat neto nga operacionet dhe të ardhurat neto nga prona janë rritur në terma nominalë përkatësisht me 5.8 për qind, 6.4 për qind dhe 2.1 për qind.
Gjatë kësaj periudhe, mesatarja e të ardhurave të disponueshme për frymë në mbarë vendin ishte 17.358 juanë, që përfaqëson një rritje nominale prej 5.9 për qind në baza vjetore.
Të dhënat treguan gjithashtu se në gjysmën e parë të vitit prodhimi i brendshëm bruto në Kinë u rrit me 5 për qind në baza vjetore. (Fatosi)