Ministri Peleshi: Në 24 orë janë shuar 21 vatra zjarri
2024-07-12 15:56:33
Zjarret (Foto Atsh)
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se në 24 orë janë shuar 21 vatra zjarri, falë punës së pandërprerë të forcave të Emergjencave Civile.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, ministri Peleshi falënderoi për angazhimin maksimal 464 efektivë zjarrfikës, dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe të shërbimit pyjor, si dhe forcat vullnetare, të cilët punuan me përkushtim për të shuar flakët në temperatura tejet të larta.
Për shuarjen e zjarrit ndihmuan edhe helikopterët “Cougar” dhe dy “Canadair” të ofruara nga Greqia. (Irma)
Lajmet Kryesore