Greqia regjistron temperaturat më të larta që nga viti 1960
2024-07-11 16:48:05

Athina (Foto Anadventurousworld)

Athina (Foto Anadventurousworld)

Drejtori i Kërkimeve në Obervatorin Kombëtar të Athinës, Kostas Lagouvardos, deklaroi se qershori i këtij viti ka qenë më i nxehti në historinë e Greqisë, që nga viti 1960, përcjellë “RTSH”.

Sipas tij, ky qershor u karakterziua nga peridha të gjata temperatursash të larta, duke tejkaluar në shumë raste temperaturat që shënohen normalisht gjatë këtij sezoni në vend. 

Ndërsa temperaturat e qershorit në Greqi zakonisht nuk kalojnë 31 gradë celcius, këtë vit vendi u përball me një meatare prej 35 gradë celcius, dhe një valë të nxehti që në mesin e qershorit shkoi në mbi 40 gradë celcius, theksoi Lagouvardos.

Sipas tij, nga viti 1960 deri në 2024-n, temperatura mesatare në Greqi është rritur me 2.5 gradë celcius.  (Elona)