Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka refuzuar të garantojë se do të përmbushë angazhimin e tij kryesor për shpenzimet e mbrojtjes brenda mandatit të tij të parë, pavarësisht një premtimi të hekurt për ta bërë këtë, shkruan “ATSH”.
Kryeministri britanik, Keir Starmer(Foto:VCG)
Kryeministri britanik po u bën presion vendeve europiane që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, por vendimet nëse do të përmbushet objektivi i Mbretërisë së Bashkuar do të pasojnë një rishikim të përgjithshëm të mbrojtjes të nisur javën e ardhshme dhe do të duhet të pajtohen me rregullat fiskale të ashpra të qeverisë për shpenzimet dhe borxhin.
Shtetet europiane të NATO-s po përballen me një barrë më të madhe, si pjesë e një përpjekjeje për të provuar aleancën në rast se kandidati republikan amerikan Donald Trump kthehet në detyrë dhe dobëson angazhimin e SHBA-së ndaj aleancës. (Elona)