Industria kineze e dronëve raporton rritje të shpejtë në gjysmën e parë të vitit
2024-07-11 16:20:20

CFP

CFP

Industria e dronëve në Kinë ka përjetuar zhvillim të shpejtë, me një rritje masive të numrit të mjeteve ajrore pa pilot (UAV) të regjistruara rishtazi në gjysmën e parë të vitit, shkruan “Xinhua”.

Gati 608.000 mjeteve ajrore pa pilot u regjistruan rishtazi gjatë kësaj periudhe, me një rritje me 48 për qind krahasuar me shifrat në fund të vitit 2023, tha Song Zhiyong, kreu i Administratës së Aviacionit Civil, në një konferencë për shtyp të mërkurën.

CFP

CFP

Koha kumulative e fluturimit të mjeteve ajrore pa pilot arriti në gati 9.82 milionë orë në gjysmën e parë të vitit, një rritje prej 134.000 orësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shtoi Song.

Sipas tij, administrata do të optimizojë më tej standardet teknike në sektorin e mjeteve ajrore pa pilot dhe do të drejtojë autoritetet lokale në përmirësimin e planifikimit të infrastrukturës dhe ndërtimit për përdorimin e mjeteve ajrore pa pilot.

Po ashtu, theksoi Song, do të bëhen përpjekje për të përmirësuar aftësitë e komunikimit, navigimit dhe mbikëqyrjes së mjeteve ajrore pa pilot në lartësi të ulët dhe vendosjen e rregullave të funksionimit të sigurisë dhe politikave rregullatore për aktivitete të ndryshme fluturimi.

CFP

CFP

Ekonomia në rritje e lartësive të ulëta, e nxitur nga inovacioni teknologjik, po përjeton rritje të shpejtë në Kinë. Një raport i një instituti kërkimor nën Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës tregoi se vlera e sektorit arriti në 505.95 miliardë juanë (rreth 70.92 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2023 dhe parashikohet të kalojë një trilion juanë deri në vitin 2026. (Elona)

CFP

CFP