Kina kundërshton nxitjen e konflikteve dhe kundërvënieve të NATO-s në Azi-Paqësor
2024-07-11 15:39:10

Zëdhënësi i MPJ-së, Lin Jian(Foto:VCG)

Zëdhënësi i MPJ-së, Lin Jian(Foto:VCG)

Ministria e Jashtme kineze deklaroi të mërkurën se Kina kundërshton çdo nxitje konflikti ose kundërvënie nga NATO-ja në rajonin e Azi-Paqësorit.

"Ne kundërshtojmë me vendosmëri veprimet e NATO-s jashtë kompetencës së tyre si një aleancë mbrojtëse rajonale, si edhe praninë në rajonin e Azisë-Paqësorit, për të provokuar konflikt dhe kundërvënie, apo për të ndikuar në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e këtij rajonit," tha Lin Jian, një zëdhënës i diplomacisë kineze gjatë një konferencë shtypi rutine.

“Ne e këshillojmë NATO-n të bëjë më shumë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë botërore”, tha Lin.

Zëdhënësi i bëri dektaratat teksa u pyet për pritshmëritë e Kinës ndaj samitit të 75-vjetorit të NATO-s, që po mbahet në Uashington nga e marta deri të enjten.(Zhang Yan/Elona)