Kryeministri hungarez parashtron arsyet e udhëtimit në Rusi në një letër drejtuar liderëve të BE-së
2024-07-11 14:37:16

CFP

CFP

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e justifikoi udhëtimin e tij të paparalajmëruar në Rusi duke përmendur ndikimin ekonomik të konfliktit në Ukrainë.

“Efektet negative ekonomike të konfliktit vendosin një barrë të madhe në jetën e përditshme të qytetarëve tanë dhe në konkurrencën e BE-së”,- deklaroi Orban në një leter drejtuar presidentit të Këshillit të Europës dhe liderëve të BE-së, citon “ATSH”.

CFP

CFP

Orban zhvilloi një takim në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, menjëherë pas vizitës së tij të parë në Ukrainë që nga nisja e konfliktit.  (Elona)