Prodhimi dhe shitjet e automjeteve me energji të re në Kinë regjistruan rritje të shpejtë në gjysmën e parë të vitit
2024-07-11 16:24:32

CFP

CFP

Prodhimi dhe shitjet e automjeteve me energji të re (NEV) në Kinë regjistruan rritje të shpejtë në gjashtë muajt e parë të vitit, me pjesën e tregut të këtyre makinave në rritje të vazhdueshme në tregun vendas, treguan të dhënat e industrisë të mërkurën, citon “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe, prodhimi i automjeteve me energji të re arriti në rreth 4.93 milionë njësi, me një rritje vjetore prej rreth 30.1 për qind, sipas të dhënave nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave (CAAM).

Shitjet e NEV-ve arritën në 4.94 milionë njësi, duke u rritur me 32 për qind nga një vit më parë, sipas të dhënave.

CFP

CFP

Pjesa e tregut të NEV-ve në Kinë arriti në 35.2 për qind në fund të qershorit. NEV-të e prodhimit kinez shënuan rritje të shpejtë si në prodhim ashtu edhe në shitje gjatë kësaj periudhe.

Sipas CAAM, deri në fund të qershorit të këtij viti, prodhimi dhe shitja e automjeteve me energji të re të prodhuara në Kinë i tejkaloi 30 milionë njësi. Vetëm në qershor, prodhimi dhe shitjet e NEV-ve arritën përkatësisht 1 milion njësi dhe 1.05 milionë njësi, duke përfaqësuar një rritje prej 28.1 për qind dhe 30.1 për qind në baza vjetore.

Sipas të dhënave, në periudhën janar-qershor, u eksportuan rreth 605.000 njësi të automjeteve me energji të re, që përfaqëson një rritje prej 13.2 për qind në baza vjetore. (Elona)