OKB-ja dënon urdhrat e Izraelit për evakuimin e banorëve të Gazës
2024-07-10 17:52:50

Gaza (Foto Rtsh)

Gaza (Foto Rtsh)

Kombet e Bashkuara dënuan urdhrat për evakuim që Izraeli lëshoi ndaj banorëve dhe atyre që janë strehuar në qytetin e Gazës, bëri të ditur “RTSH”.

Paralajmërimi më i fundit izraelit për evakuime mbuloi gati të gjithë qytetin kryesor të enklavës ku vijojnë luftimet intensive. 

Prej 27 qershorit, Izraeli ka lëshuar tre urdhra evakuimi për qytetin e Gazës si dhe një për jugun e territorit palestinez. 

Sipas OKB-së, dhjetra mijëra palestinezë janë larguar nga vendbanimet apo vendstrehimet e tyre dhe shumë nga të zhvendosurit kishin lëvizur drejt perëndimit të qytetit të Gazës, ku sërish u përballën me kërcënimin e sulmeve ajore izraelite. 

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut shprehu tronditjen për urdhrat e reja që iu janë dhënë civilëve në Gaza, shumë prej të cilëve janë shpërngulur disa herë për t’u evakuar në zona ku ende vijojnë operacionet ushtarake izraelite dhe ku civilët vijojnë të vriten dhe plagosen.  

Ushtria izraelite bëri të ditur se po vijonte një operacion kundër Hamasit dhe xhihadit izlamik në qytetin e Gazës. Sipas saj, në ofensivën më të fundit ndaj qytetit të Gazës janë vrarë dhjetëra militatë të Hamasit dhe të xhihadit islamik.  (Elona)