Muzeu i Shangait fton macet shtëpiake në ekspozitën e antikiteteve egjiptiane
2024-07-10 17:45:30

CFP

CFP

Muzeu i Shangait njoftoi se do të organizojë 10 evente, ku audienca do të lejohet të marrë me vete edhe macet shtëpiake, në një ekspozitë antikiteti egjiptiane, një dukuri e rrallë në mesin e muzeve gjithëpërfshirëse në mbarë botën, shkruan “Xinhua”.

Sipas muzeut, ekspozita e antikiteteve egjiptiane, e planifikuar të fillojë më 18 korrik, do të shfaqë më shumë se 780 relikte të çmuara kulturore nga periudha të ndryshme të Egjiptit të lashtë, mbi 95 për qind e të cilave do të shfaqen në Azi për herë të parë.

Ekspozita do të shfaqë shumë artefakte të rëndësishme të zbuluara në vendin e Bubasteionit të Saqqara në Egjipt, i cili iu kushtua perëndeshës së maceve Bastet.

“Në Egjiptin e lashtë, perëndesha e maceve Bastet konsiderohej si një simbol i mbrojtjes dhe spiritualitetit dhe adhurimi i Bastetit nga egjiptianët shkoi përtej kufijve të kohës dhe hapësirës, gjë që përkon me dashurinë e popullit kinez për macet sot”,- tha Chu Xiaobo, kurator i muzeut.

Numri i maceve të lejuara në çdo ngjarje është i kufizuar në 200.

CFP

CFP

Në aktivitete do të ketë veterinerë të licencuar për mace, një automjet shërbimi mjekësor dhe pajisje miqësore për macet.

Pas çdo eventi, i gjithë muzeu do të dezinfektohet tërësisht, sterilizohet dhe ajroset, sipas organizatorit. (Elona)