Zyra e Prokurorit në Paris njoftoi se ka nisur një hetim për dyshime për financim të paligjshëm të fushatës presidenciale e vitit 2022 të Marine Le Pen (RN, e djathta ekstreme) në Francë, shkruan “ATSH”.
Foto:VCG
Nuk janë dhënë detaje mbi natyrën e dyshimeve.
“Pas hetimit paraprak, në fillim të korrikut u hap një hetim gjyqësor për huadhënie nga një person juridik ndaj një kandidati gjatë fushatës zgjedhore, pranim nga një kandidat gjatë fushatës zgjedhore të një financimi nga një person juridik dhe përvetësim pasurie nga një pjesë e subjekteve që kryejnë shërbim publik”,- saktëson akuza.
Komisioni përgjegjës për Kontrollin e Rregullsisë së Shpenzimeve të Kandidatëve, të cilat janë të kufizuara dhe një pjesë e të cilave rimbursohet nga shteti, i kishte dërguar një raport prokurorisë së Parisit në vitin 2023.
Foto:VCG
“Hetimet, që i janë besuar ekipit financiar të policisë gjyqësore të Parisit, tashmë po vazhdojnë nën drejtimin e një magjistrati hetues”,- bëri të ditur prokurori publik. (Elona)