Policia italiane sekuestron miliona euro asete mafioze
2024-07-10 15:22:27

Karabinieret italiane (Foto ATSh)

Karabinieret italiane (Foto ATSh)

Policia italiane ka konfiskuar më shumë se 130 milionë euro (140 milionë dollarë) në një aksion kundër aseteve mafioze, njoftuan autoritetet, citon “ATSH”.

Operacioni u drejtua kundër degëve të organizatave kriminale “Ndrangheta” dhe “Camorra”, sidomos në Romë, të përfshira në pastrim parash.

Policia ka ndaluar 18 të dyshuar. Më shumë se 50 të tjerë janë nën hetim. Ata akuzohen për pastrim parash nga veprimtari kriminale, fajde dhe zhvatje.

Në operacion u përfshinë më shumë se 500 agjentë në Romë dhe në disa qytete të tjera italiane.

“Ndrangheta” kalabreze dhe “Camorra” napolitane, së bashku me ”Cosa Nostra”-n siciliane, kanë qenë ndër grupet kriminale më të fuqishme në Itali për dekada.

Të tria organizatat kanë qenë prej kohësh aktive përtej territoreve të tyre të mëparshme, duke përfshirë aktivitete edhe jashtë vendit. (Elona)