Përdoruesit e kanabisit përjetojnë psikozë pas konsumimit
2024-07-09 14:09:21

Foto:VCG

Foto:VCG

Qoftë i tymosur në mënyrë rekreative, i konsumuar si produkt medicinal apo edhe i marrë nën mbikëqyrje në studime eksperimentale, kanabisi mund të ketë një efekt anësor të rëndësishëm në tru, sipas një studimi britanik, shkruan “ATSH”.

Mbi 160 studime u kryen dhe më shumë se 200.000 njerëz u analizuan nga autorët për të arritur në një verdikt të mbështetur sa më shumë nga të dhëna solide.

Analiza e re, në një numër shumë të madh që krahason gjithashtu njerëz dhe kontekste të ndryshme përdorimi, tregon një rrezik të episodeve të psikozës me paranojë dhe halucinacione prej rreth 0.5 për qind për këdo që përdor kanabis në çdo kapacitet, madje edhe si përdorim i kontrolluar në studimet klinike eksperimentale.

Me fjalë të tjera, një në çdo 200 persona që kanë përdorur kanabis vuan nga psikozë, pavarësisht nga forma e produktit dhe mënyra e përdorimit. (Fatosi)