“Airbus” dorëzoi avionin e 700-të të familjes A320 të montuar në Kinë
2024-07-09 13:09:15

Prodhuesi europian i avionëve “Airbus” dorëzoi të hënën avionin e tij të 700-të të familjes A320 të montuar në linjën e parë të prodhimit të Airbus në Azi, e krijuar jashtë Europës, (FALA) në komunën Tianjin të Kinës veriore, njofton “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Kjo shifër thekson bashkëpunimin e gjatë dhe të thelluar midis “Airbus” dhe industrisë kineze të aviacionit”,- deklaroi George Xu, zv.president ekzekutiv i “Airbus” dhe drejtor ekzekutiv i “Airbus China”.

 “Airbus” mbetet i përkushtuar ndaj forcimit të bashkëpunimit strategjik me Kinën dhe përmbushjes së angazhimit tonë afatgjatë ndaj këtij tregu të lulëzuar”,- tha Xu.

Avioni, një A320neo, me 180 vende komode të klasit ekonomik, iu dorëzua “Chengdu Airlines”.

Chengdu Airlines ka tani 50 avionë Airbus, sipas drejtorit të saj ekzekutiv, Wang Shushi.

Foto:VCG

E inauguruar në vitin 2008, FALA në Tianjin është linja e parë e prodhimit të Airbus e krijuar jashtë Evropës. Ajo funksionon për më shumë se 15 vjet dhe është bërë një model i bashkëpunimit të suksesshëm Kinë-Europë.

Projekti i zgjerimit të “Airbus” në Tianjin, i cili filloi në shtator 2023, pritet të kontribuojë në planin e përgjithshëm të rritjes së familjes A320 të kompanisë, të mbështetur nga rrjeti i saj global i prodhimit prej 10 linjash përfundimtare të montimit.

Rrjeti i prodhimit do të përfshijë dy linja montimi përfundimtare në Tianjin (një në ndërtim), dy në Toulouse, Francë, dy në Mobile, Shtetet e Bashkuara (një në ndërtim) dhe katër në Hamburg, Gjermani.  (Fatosi)