Ministri Balla: Operacionet e policisë po rrisin besimin e qytetarëve
2024-07-09 12:48:49

Ministri Balla (Foto Gazetashqiptare)

Ministri Balla (Foto Gazetashqiptare)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi se rezultatet e dukshme rritin përditë besimin e publikut tek uniformat blu, ndërsa reagoi për operacionet e fundit të strukturave policore në disa qytete në vend, shkruan “ATSH”.

Përmes një postimi në rrjetet sociake, ministri Balla tha se operacionet kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike po rritin besimin e qytetarëve përditë e më shumë.

Ministri Balla përgëzoi Policinë e Shtetit në Fier, Velipojë dhe Korçë për rezultatet e orëve të fundit.

Disa ditë më parë, në një sondazh të institutit “Agenda” citohet se mbi 70% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi. (Fatosi)