Wang Yi takohet me homologun bjellorus
2024-07-09 12:42:10

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi të hënën një takim në Pekin me homologun bjellorus Maksim Ryzhenkov, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë zyrtare.

Foto:MPJ

Foto:MPJ

Kryediplomati kinez fillimisht e uroi Bjellorusinë për anëtarësimin në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait, duke u shprehur i gatshëm të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin me palët e ndryshme nën drejtimin e “frymës së Shangait”, gjatë mandatit të vendit si kryetar i radhës i OBSh-së.

Nga ana e tij, Ministri Ryzhenkov tha se Kina është vendi i parë që ai viziton pas marrjes së detyrës. Ai është i gatshëm që së bashku me Kinën, të zbatojë siç duhet konsensuset e rëndësishme të arritura midis krerëve të shteteve, duke zgjeruar bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme.

Foto:MPJ

Foto:MPJ

Palët shkëmbyen mendime edhe për krizën e Ukrainës. Ryzhenkov vlerësoi ”gjashtë pikat e përbashkëta”të paraqitura nga Kina dhe Brazili, të cilat sipas tij, kanë një domethënie të jashtëzakonshme për nxitjen e armëpushimit dhe rivendosjen e paqes. 

Ministri Wang Yi u shpreh se puna parësore aktuale është zbutje e tensionit dhe krijimi i kushteve për rinisjen e dialogut, sipas tre parimeve që janë “mospërfshirja e fushëbetejave të reja, mosshkallëzimi i luftimeve dhe mosnxitja e kundërvënieve nga palët e tjera”. Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv. 

Foto:MPJ

Foto:MPJ

(Zhang Yan/Elona)