“Tajfun Volt" erdhi nga askundi!
2024-07-09 11:18:59

Operacioni "Tajfun Volt” i krijuar nga Shtetet e Bashkuara, këtë herë ka goditur ato vetë! Kështu thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Qendra Kombëtare e Kinës për Reagimet ndaj Viruseve Kompjuterike, Laboratori Kombëtar i Inxhinierisë së Teknologjisë për Parandalimin dhe Kontrollin e Viruseve Kompjuterike dhe 360 Digital Security Group, një kompani kineze kundër viruseve kompjuterike, publikuan së bashku një raport më 15 prill, ku zbulohet operacioni “Tajfun Volt” i planifikuar dhe zbatuar nga disa agjenci amerikane.

Operacioni synon të ndjekë nenin 702 të Aktit të Mbikëqyrjes së Inteligjencës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet nxitjes së të ashtuquajturit "kërcënim i sulmit kibernetik", në mënyrë që të forcohen mbikëqyrjet kibernetike brenda dhe jashtë agjencive të inteligjencës së ShBA-së. 

Sipas një sondazhi në internet, të kryer nga Rrjetit Televiziv Global i Kinës (CGTN), 91.7% e të anketuarve besojnë se mbikëqyrjet e vazhdueshme e të paligjshme dhe sulmet kibernetike të qeverisë amerikane, vetëm do të përkeqësojnë reputacionin e saj ndërkombëtar, duke shkaktuar humbjen e besueshmërisë në botë.

91.3% e pjesëmarrësve globalë besojnë se Seksioni 702, i cili u lejon agjencive amerikane të inteligjencës dhe atyre ligjzbatuese, të kërkojnë nga operatorët e shërbimeve të internetit, ofrimin pa kushte të të dhënave dhe informacioneve personale pa urdhër gjykate, është i paligjshëm dhe i padrejtë. 

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Prej kohësh, ShBA-ja ka shpërdoruar epërsinë e saj të internetit për të kryer spiunazh afatgjatë në shkallë të gjerë, si edhe mbikëqyrje ndaj qeverive dhe banorëve të vendeve të tjera, gjë që është përbuzur nga opinioni publik ndërkombëtar. 

Sipas sondazhit, 94.4% e pjesëmarrësve thanë në mënyrë të hapur se “ky është thjesht spiunazh”. Ndërkohë, 92.1% e tyre besojnë se sjellja e qeverisë amerikane është një shkelje e rëndë e sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të vendeve të tjera.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara përdorin "standarde të dyfishta" nën pretekstin e “sigurisë kibernetike”. Nga njëra anë, ato kryjnë pa dallim sulme kibernetike ndaj vendeve të tjera. Nga ana tjetër, paraqiten si “viktimë” e sulmeve kibernetike. Kjo “dramë”, ku një hajdut bërtet “të kapim hajdutin” për të devijuar vëmendjet e të tjerëve, është shumë e pakëndshme për komunitetin ndërkombëtar.

Sipas raportit, nga maji i vitit të kaluar deri tani, grupet e hakerëve të mbështetur nga agjencitë qeveritare të ShBA-së, kanë kryer më shumë se 45 milionë sulme kibernetike në Kinë. Sipas sondazhit, 92.8% e të anketuarve globalë besojnë se Shtetet e Bashkuara kanë përdorur epërsitë teknologjike, si një mjet për të mbrojtur hegjemoninë e tyre. 95.7% prej tyre dënojnë ashpër "standardet e dyfishta" të qeverisë amerikane mbi çështjet e sigurisë kombëtare, duke e konsideruar atë si një tjetër dëshmi të "hegjemonisë amerikane". Për më tepër, 95.7% e të intervistuarve dënuan ashpër Shtetet e Bashkuara për ngacmimin e vendeve të tjera, nën pretekstin e "sigurisë kombëtare".

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Të dhënat e sipërme vijnë nga dy sondazhe në internet, të publikuara në platformat angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të CGTN, me mbi 86,000 njerëz që votuan dhe ndanë mendimet e tyre.(Zhang Yan/Elona)