Kryeministri kinez uron kryeministrin e ri britanik
2024-07-08 16:46:43

foto nga CMG

foto nga CFP

Kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi të dielën një mesazh urimi Keir Starmer për marrjen e postit të kryeministrit të Britanisë, njofton Xinhua.

Li tha në mesazh se Kina dhe Britania janë të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ekonomitë kryesore të botës, duke shtuar se forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit midis dy kombeve jo vetëm që i shërben interesave të dy vendeve, por gjithashtu është i favorshëm për unitetin e bashkësisë ndërkombëtare në adresimin e sfidave globale.

Qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve të saj me Britaninë dhe është e gatshme të punojë me qeverinë e re britanike për të konsoliduar besimin e ndërsjellë politik, për të zgjeruar bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm, për të përmirësuar shkëmbimet njerëzore dhe kulturore, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe social të të dyja vendet dhe së bashku të promovojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin botëror, tha Li. (Fatosi)