Takim në Shkodër për gratë sipërmarrëse dhe zhvillimin e turizmit
2024-07-07 20:35:48

Grate sipermarrese (Foto Rtsh)

Grate sipermarrese (Foto Rtsh)

Mbështetja për gratë sipërmarrëse dhe zhvillimi i turizmit të gjelbër në Shqipëri dhe Malin e Zi ishin në fokus të një takimi që u organizua në Shkodër.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i potencialit  turistik të zonës natyrore, e cila shërben si kufi midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, shkruan “RTSH”.

“Zonjat sipërmarrëse nga Mali i Zi bëhen pjesë e këtij takimi për të shkëmbyer eksperienca me zonjat sipërmarrëve nga Shkodra”,- tha drejtuesja e projektit, Valbona Paluka.

Dhjetë sipërmarrëse nga Shqipëria dhe Mali i Zi ndanë informacion mbi aktivitetet dhe profilet e tyre të biznesit

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe udhëtimi me varkë përmes liqenit të Shkodrës, shoqëruar nga një udhërrëfyes turistik, për të prezantuar nga afër atraksionet, pikat potenciale të turizmit, të cilat mund të jenë pjesë e paketave turistike për secilin partner. (Irma)