Joe Biden nuk tërhiqet, beson në fitoren sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë
2024-07-07 20:25:58

Biden (Foto Atsh)

Biden (Foto Atsh)

Presidenti amerikan, Joe Biden, kandidat i demokratëve për zgjedhjet e nëntorit në SHBA, pranoi se nuk kishte performancën më të mirë gjatë debatit me kundërshtarin republikan, Donald Trump, por u shpreh i vendosur për të vijuar me fushatën dhe me besimin për të fituar sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë, shkruan “ATSH”.

Deklarata u bë gjatë një interviste në Wisconsin, një nga shtetet kyçe për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

“Unë do të qëndroj në garë dhe do të mund Donald Trump. Nëse do të isha shumë i vjetër nuk do të kisha krijuar më shumë se 15 milionë vende pune. Ne do të shpëtojmë demokracinë. Unë jam në Wisconsin për një arsye, sepse ne do të fitojmë në Ëisconsin”,- deklaroi Biden.

“Unë jam kandidati sepse miliona amerikanë votuan për mua. Dua të jem i qartë, jam ende në gjendje për të mposhtur Donald Trump”, theksoi Biden. (Irma)