Kina përkujton Incidentin e Urës "Lugou" dhe çmon zhvillimin paqësor
2024-07-07 21:04:19

CFP

Muzeu/CMG

7 korriku shënon 87-vjetorin e Incidentit të Urës "Lugou", të njohur gjithashtu si Incidenti i 7 Korrikut 1937, një ngjarje kryesore në historinë kineze, që nxiti pushtimin në shkallë të gjerë të Kinës prej Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aktivitete përkujtimore mbahen në të gjithë vendin për të shënuar këtë ditë dhe për të ritheksuar angazhimin e palëkundur të Kinës për zhvillimin paqësor.

Në Shenyang të Kinës Verilindore, qytetarët bënë homazhe për heronjtë e sakrifikuar, duke vendosur lule në një monument përpara Muzeut Historik të 18 Shtatorit, ku shfaqen mbi 2 400 dokumente dhe relikte, që tregojnë historinë e luftës së popullit kinez kundër pushtimit japonez.

Muzeu/CMG

Lufta e Rezistencës kundër Agresionit Japonez zgjati nga viti 1931 deri në vitin 1945. Lufta solli vuajtje dhe shkatërrime të pamasa për popullin kinez. Të dhënat zyrtare tregojnë se më shumë se 35 milionë ushtarë dhe civilë kinezë vdiqën gjatë luftës, shifër që përbën afro 8 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kinës në vitin 1928.

Më 7 korrik 1937, ushtarët japonezë sulmuan forcat kineze në Urën "Lugou", e njohur gjithashtu si Ura "Marko Polo", në jugperëndim të Peiping-ut (Pekinit të sotëm), që ishte një pikë kyçe e hyrjes në këtë qytet strategjik. Incidenti shënon fillimin e rezistencës së gjithë kombit kinez kundër pushtuesve japonezë. Peiping- u kap nga ushtria japoneze më 29 korrik 1937. Të dhënat tregojnë se më shumë se 10 000 civilë u vranë ose u zhdukën gjatë rënies së qytetit.(Xu Guang)