Britania do të ketë numër rekord deputetesh në Dhomën e Komuneve
2024-07-07 16:08:14

Deputetet britanike (Foto Atsh)

Deputetet britanike (Foto Atsh)

Një numër rekord deputetesh do të ulen në Dhomën e Komuneve pas zgjedhjeve të përgjithshme në Britaninë e Madhe.

Deri më tani janë zgjedhur 261 deputete, që përfaqësojnë 40% të Dhomës së Komuneve, dhe numri i tyre mund të rritet ndërsa numërimi vazhdon në të gjithë Britaninë e Madhe, shkruan “ATSH”.

Shifra kalon rekordin e mëparshëm prej 220 deputete në zgjedhjet e vitit 2019.

Numri i deputeteve është rritur në secilën nga gjashtë zgjedhjet e fundit.

Nancy Astor u bë deputetja e parë që u ul në Parlament kur u zgjodh në vitin 1919. (Irma)