Rumani, caktohen datat e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare
2024-07-07 20:55:18

Zgjedhjet ne Rumani (Foto Romaniainsider)

Zgjedhjet ne Rumani (Foto Romaniainsider)

Qeveria rumune ka miratuar zyrtarisht kalendarin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.

Vendimi u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, sipas zëdhënësit të qeverisë Mihai Constantin, shkruan “Xinhua”.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 nëntor, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 8 dhjetor.

Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në 1 dhjetor, që përkon me festën kombëtare të Rumanisë. (Irma)