Denar Biba (Foto Atsh)
Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, deklaroi se institucioni që ai drejton po synon ndërtimin e një dialogu konstruktiv me gjyqësorin administrativ, në mënyrë që të unifikohet teksti i legjislacionit për mbrojtjen e konkurrencës dhe të flitet me të njëjtën gjuhë, atë të konkurrencës, shkruan “ATSH”.
Ai bëri të ditur se projekti i ri do të nisë në vjeshtë dhe do të financohet nga BERZH-i dhe Autoriteti do të mbështetet nga “United Nation Trade & Development” (UNCTAD) në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës.
Biba mori pjesë në sesionin e 22-të të “Intergovernmental Group of Experts on Competition Laë and Policy”, për të prezantuar përvojën e Autoritetit të Konkurrencës në Shqipëri në projektet e realizuara në bashkëpunim me UNCTAD-in, që u mbajt në selinë e OKB-së në Gjenevë. (Irma)