Një pamje e shpejtë e Tokës së Shenjtë Nishan në vendlindjen e Konfucit
2024-07-07 15:45:04

Toka e Shenjtë Nishan është një vend kulturor në juglindje të qytetit Qufu të provincës Shangdong, vendlindja e filozofit të lashtë kinez Konfuci. Ajo ka një sipërfaqe 35.76 kilometra katrorë dhe simboli më i spikatur i saj është një statujë e Konfucit 72 metra e lartë. Ajo përmban gjithashtu një sallë madhështore leksionesh dhe një tempull të kushtuar Konfucit. Këtu vizitorët mund të zhyten në konfucizëm dhe të mësojnë për kulturën kineze.(Xu Guang)