Reformisti Massoud Pezeshkian zgjidhet presidenti i ri i Iranit
2024-07-07 16:09:52

CFP

CFP

Reformisti Massoud Pezeshkian është zgjedhur presidenti i ri i Iranit, duke mposhtur rivalin e tij konservator të linjës së ashpër Saeed Jalili.

Pezeshkian siguroi 53.3% të më shumë se 30 milionë votave të numëruara, ndërsa Jalili mori 44.3%, shkruan “Panorama”.

Balotazhi erdhi pasi asnjë kandidat nuk siguroi shumicën në raundin e parë të zgjedhjeve më 28 qershor, ku ishte një pjesëmarrje historikisht të ulët e votuesve prej 40%.

Zgjedhjet u thirrën pasi presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, humbi jetën në një aksident me helikopter në maj, ku humbën jetën edhe shtatë persona të tjerë.

Pezeshkian ka bërë thirrje për negociata konstruktive me fuqitë perëndimore mbi një rinovim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, në të cilën Irani ra dakord të frenonte programin e tij bërthamor në këmbim të një lehtësimi të sanksioneve perëndimore. (Irma)