Pikënisja e re ka hapur perspektiva të reja bashkëpunimi mes Kinës dhe Taxhikistanit
2024-07-07 14:12:20

Xinhua

Nga 4 deri më 6 korrik, presidenti kinez Xi Jinping bëri një vizitë shtetërore në Taxhikistan. Gjatë kësaj vizite, të dy vendet deklaruan krijimin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës në epokën e re, duke bërë një plan të ri për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët Kinë-Taxhikistan nga një pikënisje më e lartë.

Marrëdhëniet Kinë-Taxhikistan janë zhvilluar me një hov të madh, duke u ngritur nga niveli i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në marrëdhënie të partneritetit strategjik, dhe nga marrëdhënie të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës në marrëdhënie të partneritetit të bashkëpunimit strategjik gjithëpërfshirës në epokën e re. Ding Xiaoxing, drejtori i Studimeve Euroaziatike në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Bashkëkohore të Kinës, u shpreh se pikënisja e re e marrëdhënieve Kinë-Taxhikistan është një vendim i ri i marrë nga dy krerët e shteteve pasi kanë marrë parasysh plotësisht strategjitë përkatëse të zhvillimit të të dy vendeve dhe situatën aktuale ndërkombëtare.

Xinhua

Si mund të arrihet një nivel i ri i marrëdhënieve Kinë-Taxhikistan? Diplomacia e krerëve të shtetit kanë luajtur një rol kryesor udhëheqës. 


Presidenti Xi Jinping dhe presidenti Emomali Rahmon janë takuar më shumë se dhjetë herë, duke krijuar një miqësi të thellë personale. Gjatë kësaj vizite, presidenti Xi i dha homologut të tij Rahmon Medaljen e Miqësisë. Kjo është hera e parë që Kina organizon një ceremoni dhënieje medaljeje jashtë vendit, çka pasqyron plotësisht miqësinë e thellë të popullit kinez me presidentin Rahmon dhe popullin e Taxhikistanit.

Përveç kësaj, Taxhikistani është një nga vendet e para që ka marrë pjesë në bashkëpunimin për ndërtimin e "Një brez, një rrugë". Të dy vendet filluan të parat ndërtimin e një komuniteti të zhvillimit dhe të sigurisë. Ndërtesat e parlamentit dhe të qeverisë të Taxhikistanit, të ndërtuara me ndihmë nga Kina, përfunduan zyrtarisht, duke u bërë ndërtesa të reja simbolike në Dushanbe dhe një simbol i ri i bashkëpunimit Kinë-Taxhikistan. Termocentrali numër 2 i Dushanbesë, i ndërtuar nga një kompani kineze, u ka garantuar më shumë se 700 000 banorëve në kryeqytetin e Taxhikistanit dhe zonat përreth që të mos u mungojë më energjia elektrike në dimrin e ftohtë. Qershitë dhe limonët e Taxhikistanit vazhdojnë të shfaqen në tryezat e kinezëve. Ky bashkëpunim praktik u ka sjellë popujve të të dy vendeve përfitime konkrete.

Xinhua

Për të arritur objektivat e rinj, të dy krerët e shteteve bënë përgatitje të detajuara.

Xinhua

Xinhua

Besimi i ndërsjellë politik është guri i themelit i marrëdhënieve dypalëshe. Në deklaratën e përbashkët të publikuar nga të dyja palët, Taxhikistani përsëriti angazhimin e tij të palëkundur ndaj parimit të “një Kine” dhe Kina, si gjithmonë, mbështet me vendosmëri pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Taxhikistanit.

Bashkëpunimi praktik dypalësh vendos një themel të fortë për marrëdhëniet Kinë-Taxhikistan. Kina ka qenë për një kohë të gjatë burimi më i madh i investimeve të huaja në Taxhikistan dhe një ndër partnerët kryesorë tregtarë të tij. Në vitin 2023, vëllimi i tregtisë dypalëshe midis Kinës dhe Taxhikistanit arriti në afro 4 miliardë dollarë, duke shënuar një rekord të ri. Gjatë kësaj vizite, Kina propozoi zgjerimin e importimit të produkteve me cilësi të lartë nga Taxhikistani, thellimin e bashkëpunimit në burimet minerale, ngritjen e nivelit të bashkëpunimit bujqësor dhe kultivimin e pikave të reja të rritjes së bashkëpunimit në forcat e reja prodhuese cilësore, si energjia e re, ekonomia digjitale, inteligjenca artificiale dhe tregtia elektronike. Këto masa tregojnë sinqeritetin e Kinës për të ndihmuar në zhvillimin e Taxhikistanit.

Xinhua

Xinhua

Gjithashtu, Kina dhe Taxhikistani deklaruan se do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin kundër terrorizmit dhe të ruajnë sigurinë kufitare mes dy vendeve dhe sigurinë e qëndrueshmërinë rajonale.(Xu Guang)