Wang Yi uron sekretarin e ri britanik të Shtetit David Lammy
2024-07-07 19:49:01

CFP

CFP

Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe ministër i Jashtëm i Kinës, i dërgoi një mesazh z. David Lammy për ta uruar për ngarkimin me detyrën e sekretarit britanik të Shtetit për Punët e Jashtme, të Komunuelthit dhe Zhvillimit.

Wang Yi u shpreh se, gjatë 52 viteve të fundit që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Britanisë së Madhe, të dy palët kanë krijuar një bazë solide të bashkëpunimit në një gamë të gjerë fushash, si ekonomia, tregtia, investimet, arsimi, shkenca e teknologjia, shkëmbimet njerëzore dhe kulturore, të cilat janë të çmuara. Si vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe si ekonomi kryesore të botës, Kina dhe Britania e Madhe së bashku përballen me detyrën e rëndësishme të promovimit të paqes, qëndrueshmërisë, begatisë dhe zhvillimit botëror. Të dyja palët duhet të thellojnë besimin e ndërsjellë politik dhe bashkëpunimin praktik, të zgjerojnë koordinimin e bashkëpunimin në çështjet ndërkombëtare, të ndërtojnë marrëdhënie dypalëshe të qëndrueshme e reciprokisht të dobishme dhe të sjellin qëndrueshmëri në një botë kaotike, tha Wang Yi.(Xu Guang)