Kina rithekson kushtet e barabarta për firmat me pronësi të ndryshme në prokurimet qeveritare
2024-07-06 18:05:06

CFP

CFP

Kina synon të sigurojë që produktet e prodhuara nga ndërmarrje të pronësive të ndryshme brenda vendit mund të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në aktivitetet e prokurimit të qeverisë, sipas një plani veprimi trevjeçar të prezantuar nga Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit, citon “Xinhua”.

Plani fokusohet në adresimin e problemeve aktuale të spikatura në fushën e prokurimeve qeveritare, duke synuar arritjen e një rregulli më të mirë në tregun e prokurimeve qeveritare, vendosjen e ligjeve dhe rregulloreve përkatëse dhe nxitjen e zhvillimit të sektorit deri në vitin 2026.

Në plan kërkohet gjithashtu ngritja e një sistemi standard për prokurimin qeveritar të produkteve vendase, duke mbështetur përfshirjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në projektet e prokurimit qeveritar dhe zgjerimin e mbështetjes së prokurimit qeveritar për materialet e gjelbërta të ndërtimit.

Kina mirëpret kompanitë me investime të huaja për të marrë pjesë në prokurimet qeveritare.

Gjatë një takimi për ndërmarrjet me investime të huaja mbi prokurimet qeveritare, të zhvilluar në maj, zëvendësministri i Tregtisë, Ling Ji, tha se Kina mbështet kompanitë e huaja në pjesëmarrjen në prokurimet qeveritare në baza të barabarta. (Irma)