Franca mobilizon mijëra policë për ta ndalur kaosin pas zgjedhjeve
2024-07-06 18:11:03

Policia franceze (Foto Rtsh)

Policia franceze (Foto Rtsh)

Fushata elektorale e tensionuar dhe raste dhune sporadike, kanë detyruar autoritetet franceze që të mobilizojnë rreth 30.000 oficerë policie, të cilët do të vendosen në të gjithë vendin për të siguruar që mos të ketë incidente gjatë dhe pas raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare, që do të zhvillohen të dielën, shkruan “RTSH”.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanen, e njoftoi marrjen e masave pak pasi zëdhënësja e qeverisë Prisca Thevenot tha se ajo dhe stafi i saj u sulmuan nga një grup i vogël të rinjsh teksa vendosnin posterët e fushatës zgjedhore.

Edhe pse ajo nuk u plagos, ndihmësi i Thevenot dhe një aktivist i partisë u plagosën në sulmin nga një grup prej rreth 10 të rinjsh të paidentifikuar që po grisnin posterët e fushatës së tyre.

Edhe kandidatja e Tubimit Kombëtar në Savoie, Marie Dossi, u ankua se ishte sulmuar nga një shitës në një treg.

Ministri Darmanen tha se katër të dyshuar ishin arrestuar në lidhje me sulmin ndaj stafit të Thevenot.  (Irma)