Foto nga chinanews.com
Një ekspozitë me kopje të printuara në 3D të luftëtarëve prej terrakote u hap kohët e fundit në Muzeun e Shkencës dhe Teknologjisë në Kaohsiung, duke u ofruar vizitorëve në Tajvan një vështrim të madhështisë së relikteve kulturore të klasit botëror, shkruan “Xinhua”.
Kopjet e paraqitura në këtë ekspozitë u printuan në përputhje me të dhënat e detajuara të mbledhura nga Muzeu i Sitit të Mauzoleumit të Perandorit Qinshihuang me qendër në Xi'an, provinca Shaanxi.
Foto nga chinanews.com
Përveç shfaqjes së luftëtarëve prej terrakote në pozicione të ndryshme, ekspozita paraqet dhe arritjet më të fundit në studimin dhe restaurimin e ngjyrës origjinale të luftëtarëve.
Ekspozita gjithashtu përbëhet nga aktivitete të shumta ndërvepruese, të tilla si një simulim i gërmimeve arkeologjike dhe një seminar restaurimi i luftëtarëve prej terrakote.
Që nga hapja më 28 qershor, ekspozita është pritur mirë nga vizitorët, veçanërisht nxënësit dhe mësuesit nga shkollat lokale.
Ekspozita u bashkorganizua nga organizata të shumta në të dy anët e ngushticës së Tajvanit, duke përfshirë fondacionin “China Soong Ching Ling” dhe Muzeun e Sitit të Mauzoleumit të Perandorit Qinshihuang.
Foto nga chinanews.com
Ekspozita në Kaohsiung do të zgjasë deri më 21 korrik dhe do të pasohet nga një tjetër në Taoyuan nga 30 korriku deri më 1 shtator. (Irma)