Nisin aplikimet për Ekspozitën e Importit të Kinës për vitin 2025
2024-07-05 10:46:05

Foto nga VCG

Kina filloi të mërkurën procesin e aplikimit global për të interesuarit që duan të marrin pjesë në Ekspozitën e tetë Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), që do të mbahet në nëntor 2025.

Njëzet e gjashtë firma me seli në vende si SHBA, Japonia dhe Gjermania u regjistruan për të marrë pjesë, në ceremoninë e nisjes së rekrutimit të ekspozitës në Nanning, kryeqendra e Rajonit Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugperëndimore, shkruan “Xinhua”.

Zona e tyre e ekspozitës do të ishte gjithsej rreth 15.000 metra katrorë.

Disa kompani të huaja që marrin pjesë në ceremoni, duke përfshirë firmën amerikane “3M” dhe atë franceze “L'Oreal”, kanë qenë pjesëmarrës me kohë të plotë në CIIE që nga fillimi i ekspozitës.

CIIE, e mbajtur për herë të parë në 2018, është ekspozita e parë në nivel kombëtar në botë që fokusohet në promovimin e importeve.

Gjashtë ekspozitat e para kanë pasur mbi 10.000 regjistrime të ndërmarrjeve nga jashtë shtetit, dhe paraqitjen e mbi 2400 produkteve, teknologjive dhe shërbimeve të reja.

Një sipërfaqe ekspozite prej mbi 350.000 metrash katrorë është caktuar për edicionin e shtatë të CIIE-së, që do të mbahet në Shangai nga 5 deri më 10 nëntor të këtij viti. (Irma)