Kancelari Scholz: Gjermania nuk do të jetë palë në konfliktin në Ukrainë
2024-07-05 10:51:01

Foto nga VCG

Kancelari Olaf Scholz deklaroi se Gjermania nuk do të marrë pjesë në konfliktin në Ukrainë, ndërsa vazhdon ta mbështesë këtë vend në përballjen me Rusinë.

“E jap si garanci. Kjo është ajo që unë mbroj si kancelar”,- theksoi Scholz.

Ai hodhi poshtë idenë e një armëpushimi në Ukrainë me kushtet ruse.

“Për mendimin tim, një armëpushim që përfshin dorëzimin e Ukrainës është diçka që ne, si Gjermani, nuk duhet ta mbështesim kurrë”,- tha kancelari gjerman, duke theksuar se kjo nuk është një çështje abstrakte.

“Kjo tregon se presidenti rus nuk ka ndërmend t’i japë fund konfliktit me Ukrainën”,- deklaroi kancelari gjerman. (Irma)