Biden (Foto Rtsh)
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre, deklaroi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, nuk po shqyrton tërheqjen e kandidaturës së tij për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, shkruan “RTSH”.
Sipas saj, Biden nuk po mendon të largohet dhe po vazhdon fushatën e tij.
Biden pati performancë të dobët në një debat me rivalin e tij republikan Donald Trump, 78 vjeç, javën e kaluar dhe presioni mbi të u intensifikua në ditët në vijim me sondazhet që nxitën shqetësimet e demokratëve për kandidaturën e tij.
E pyetur mbi rezultatin e dobët të Biden, Jean-Pierre tha se axhenda e tij e ngjeshur, duke përfshirë dy udhëtime ndërkombëtare, dhe fakti se ai kishte qenë i ftohur natën e debatit, dhanë kontekstin për shfaqjen e debatit.
Por ajo theksoi se ky nuk ishte një justifikim, por një shpjegim. (Irma)