Kina dhe Filipinet zhvillojnë konsultime dypalëshe mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore
2024-07-03 12:07:14

foto nga

foto nga MPJ e Kinës

Zv/Ministri i Jashtëm i Kinës Chen Xiaodong dhe zv/Ministrja e Jashtme e Filipineve Theresa P. Lazaro drejtuan bashkërisht Mbledhjen e Nëntë të Mekanizmit të Konsultimeve Dypalëshe Kinë-Filipine mbi Çështjen e Detit të Kinës Jugore (BCM), të martën në Manila, kryeqytetin e Filipineve.

Palët shkëmbyen mendime në mënyrë të sinqertë dhe konstruktive mbi situatën e Detit të Kinës Jugore, veçanërisht mbi kontrollin e situatës të ishullit Renai. Pala kineze ritheksoi sovranitetin e saj ndaj arkipelagut Nansha dhe hapësirës detare përreth, duke përfshirë ishullin Renai. Kina ka të drejtë sovrane dhe administrative ndaj kësaj hapësire detare. 

foto nga MPJ e Kinës

Pala kineze nxiti palën filipinase të ndalojë menjëherë veprimet provokuese dhe shkeljet e të drejtave në det, të respektojë vërtet përcaktimet e Deklaratës së Sjelljes së Palëve në Detin e Kinës Jugore. Gjithashtu e nxiti të kthehet në orbitën e drejtë të dialogut dhe konsultimeve, për të trajtuar siç duhet mosmarrëveshjet, në mënyrë që të kontrollojë bashkërisht me palën kineze situatën në ishullin Renai dhe t'i kthejë marrëdhëniet kino-filipineze në gjendje të qëndrueshme.

Palët janë të mendimit se mbrojtja e paqes dhe stabilitetit të Detit të Kinës Jugore përputhet me interesat e dy palëve dhe është objektiv i përbashkët i vendeve në rajon. Palët ranë dakord të ruajnë dialogun dhe konsultimet ndërmjet BCM-it, si edhe të kontrollojnë siç duhet mosmarrëveshjet.