Mbahet në Astana Tryeza e Rrumbullakët e Mediave Kinë-OBSh
2024-07-03 19:16:43

foto: VCG

foto: CMG

Me rastin e takimit të 24-t të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh), të mërkurën u mbajt në kryeqytetin kazakistanas Astana një tryezë e rrumbullakët për mediat midis Kinës dhe vendeve të tjera të OBSh-së. Zyrtarët qeveritarë dhe drejtuesit e organizatave të mëdha të medias të vendeve anëtare të OBSh-së patën shkëmbime të thella mendimesh mbi temën "Mbledhja e fuqisë së medias dhe promovimi i 'frymës së Shangait'". Ata vlerësuan lart arritjet e Kinës dhe vendeve të tjera të OBSh-së në fushën e bashkëpunimit mediatik, duke shprehur shpresën për bashkëpunime të  mëtejshme në të ardhmen dhe për nxitjen e përbashkët të ndërtimit të një komuniteti më të ngushtë me fate të përbashkëta të OBSh-së.

foto: VCG

foto: VCG

Shen Haixiong, kryetari i Grupit Mediatik të Kinës, theksoi në fjalimin e tij në këtë veprimtari që OBSh-ja nuk është vetëm një familje harmonike e hapur dhe gjithëpërfshirëse, ku të gjithë e trajtojnë njëri-tjetrin si të barabartë, por përbën edhe një platformë bashkëpunimi me burime të pasura dhe përfitime globale të përbashkëta. Media është një mjet i rëndësishëm në shkëmbimet ndërmjet kulturave dhe mësimin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve, vuri në dukje z. Shen.

foto: VCG

foto: CMG

Kanat Iskakov, zëvendësministër i Kulturës dhe Informacionit i Kazakistanit, tha nga ana e tij se, qysh nga marrja e detyrës së vendit kryetar të radhës të OBSh-së për periudhën 2023-2024, Kazakistani ka nxitur aktivisht shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin midis vendeve anëtare të kësaj organizate, duke hedhur një bazë solide për formimin e një mjedisi harmonik dhe të qëndrueshëm në rajonin euroaziatik.(Xu Guang)