Kryeministri polak: Rrezik i madh pas rezultateve zgjedhore në Francë
2024-07-03 16:51:48

Kryeministri polak Donald Tusk (Foto ATSH)

Kryeministri polak, Donald Tusk, paralajmëroi për një rrezik të madh për Francën dhe Europën, pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve legjislative franceze, bën të ditur “ATSH”.

Ai paralajmëroi se populistët e krahut të djathtë do të bashkojnë forcat në Parlamentin Europian.

Një qeveri e qendrës së majtë mori pushtetin e udhëhequr nga Tusk në Poloni në dhjetor pas zgjedhjeve të tetorit, në të cilat Partia konservatore nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) humbi pushtetin pasi drejtoi vendin që nga viti 2015.

Politikat e PiS për drejtësinë në veçanti shkaktuan konflikt me Bashkimin Europian dhe me Gjermaninë, fqinjin e fuqishëm perëndimor të Polonisë. (Elona)