Presidenti francez bën thirrje për tubim kundër së djathtës ekstreme
2024-07-02 10:48:54

Foto nga VCG

Presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një tubim të madh demokratik dhe republikan në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative në Francë kundër partisë së ekstremit të djathtë Grupimi Kombëtar (RN), e cila doli shumë përpara në raundin e parë të zgjedhjeve, shkruan “ATSH”.

“Pjesëmarrja e lartë në raundin e parë dëshmon për rëndësinë e këtij votimi për të gjithë bashkatdhetarët tanë dhe dëshirën për të sqaruar situatën politike. Përballë Grupimit Kombëtar ka ardhur koha për një tubim të madh, qartësisht demokratike dhe republikane për raundin e dytë”,- deklaroi presidenti francez në një deklaratë me shkrim. (Fatosi)