Foto nga Informim
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Kreu i shtetit deklaroi se Shqipëria dhe shqiptarët humbën gjeniun e letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, ndërsa Europa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.
Kryeministri Edi Rama shkroi në një postim në rrjetet sociale: “U largua nga mesi ynë i monumenti më i madh i kulturës shqiptare. Ai u ngjit në piedestalin e përjetësisë”.
Rama ka shprehur ndër të tjera mirënjohjen e madhe ndaj Kadaresë për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke na e bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën shqiptarët kanë fatin ta flasin e ta shkruajmë si gjuhë amtare. (Fatosi)