Shtohen pakënaqësitë në Spanjë ndaj turizmit masiv
2024-07-02 13:12:43

Foto nga VCG

Në Spanjë po shtohet pakënaqësia ndaj turizmit masiv, duke e konsideruar atë si shkaktar për rritjen stratosferike të çmimit të qirave dhe të kostove të jetesës.

Gjithnjë e më shumë spanjollë kanë dalë javët dhe muajt e fundit në rrugë për të protestuar kundër shtimit të numrit të turistëve në Spanjë, një destinacion i preferuar për të kaluar pushimet, shkruan “Panorama”.

Pas protestave në ishujt Kanarie, në ishujt Baleare, apo Barcelonë edhe në Malaga u zhvillua një nga demonstratat më të mëdha që mbahen mend në metropolin bregdetar andaluzian.

Rreth 15.000 persona protestuan në rrugët e Malagës, duke mbajtur në duar pankarta me shkrime si: “Malaga nuk është në shitje”, “Ky nuk është turizëm, por pushtim”, apo “Kufizim tani”.

Këtë vit pritet që Spanja të ketë gati 100 milionë turistë, shifër rreth sa dyfishi i popullsisë vendase. (Fatosi)